O’BRIEN: NJË ARRITJE E MADHE QË MARKOVIQ DHE NOVOVIQ PO PUNOJNË ME KAPACITET TË PLOTË

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se pret më shumë tregti, investitorë dhe turistë nga Amerika pas takimit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien.

O’Brien tha se me këtë Qeveri ka mundësi të shkohet drejt integrimit më të thellë dhe se arritja e saj e madhe është që Prokurori Suprem i Shtetit dhe Kryeprokurori Special janë duke punuar me kapacitet të plotë.

Spajiq tha se tema kryesore e bisedës me O’Brien ishte ekonomia. Ai theksoi se presin rezultate të mëdha nga dialogu.

“Ne presim që ekonomia amerikane të jetë më e interesuar për tregun tonë”, tha Spajiq.

Kryeministri theksoi se kemi 90 reforma që duhet të zbatohen për t’iu afruar tregut të BE-së.

“Ne presim më shumë tregti, investime dhe turistë nga Amerika”, tha Spajiq.

O’Brien tha se është krenar që është sot në Mal të Zi.

“Me këtë Qeveri ka mundësi për të filluar një integrim më të thellë, jo vetëm evropian, por transatlantik”, tha ai.  

Fakti që Prokurori i Lartë i Shtetit dhe Kryeprokurori Special janë duke punuar me kapacitet të plotë, siç tha O’Brien, është një arritje e madhe e kësaj Qeverie.

“Ne mbështesim fuqishëm synimin e Malit të Zi për të qenë anëtar i BE-së”, tha O’Brien.

SHARE