Në zgjedhjet e përsëritura në dy vendvotimet 13 dhe 34 në Shkollën fillore në Darzë dhe Ndërmarrjen Publike Komunale në komunën e Ulqinit, të zhvilluara të dielën, Partia Social Demokratike e Ranko Krivokapiq, fiton 1 këshilltarë ndërsa Partia Demokratike e Socialistëve, e Millo Gjukanoviq, humbë 1 këshilltarë.
Në këto dy vendvotime gjithsej ishin të regjistruar 1.243 votues.
Zëdhënësi i PSD-së Mirko Staniq për gazetën “Vijesti”, deklaroi që në këto zgjedhje ato ia morën mandatin PDS-së.
Sipas të dhënave jozyrtare, PDS fitoi 80 vota më shumë se sa në zgjedhjet e 4 shkurtit, megjithatë edhe përkundër numrit të madh të votave të fituara, PDS humbi një mandat, prandaj në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, do të ketë tetë mandate.
Në vendvotimin 13 në Shkollën Fillore në “Darzë”, Socialdemokratët fituan 10 vota, UDSH 5 vota, Demokratët 24 vota, Forca 38 vota, PSD 10 vota, Koalicioni “Zgjohu Ulqin” 7vota, URA 4vota, ndërsa PDS 115 vota. Partia Boshnjake dhe koalicioni i Përbërë nga Fronti Demokratik deh Partia Socialiste Popullore, nuk morën asnjë votë, kurse në vendvotimin “Ndërmarrja komunale”, Socialdemokratët fituan 34 vota, UDSH 5vota, Partia Boshnjake 28vota, Demokratët 4vota, Forca 183vota, PSD 31vota, Koalicioni “Zgjohu Ulqin” 80 vota, URA 30 vota dhe PDS 146 vota ndërsa Demokratik deh Partia Socialiste Popullore, nuk morën asnjë votë.
Sipas këtij rivotimit, Forca dhe PDS do të kenë nga 8 këshilltarë, koalicioni ”Zgjohu Ulqin”, i përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Lidhja Demokratike, do të kenë 7 këshilltarë, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Social Demokratet do të kenë nga 3 këshilltarë, Lëvizja Qytetare Ura, do të kenë 2 këshilltarë, kurse Partia Social Demokratike dhe Partia Boshnjake nga 1 këshilltarë.