ZELENSKY FALENDERON KRYEMINISTRIN RAMA: NA NDIHMONI ME STËRVITJEN E USHTARËVE TANË

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka falënderuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Ramën, për qëndrimin e Shqipërisë të mbajtur për agresionin rus ndaj ukrainasve.

Në një reagim në platformën “X”, presidenti i Ukrainës çmon mbështetjen e kryeministrit shqiptar në këtë situatë të vështirë që gjendet vendi i tij.

Ai gjithashtu tregon se Shqipëria ka marrë pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos.

Zelensky thekson se mbështetet në pjesëmarrjen aktive të partnerëve, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

“Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë, si dhe mbështetjen e mbrojtjes dhe politike. Shqipëria mori pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë. Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë me karakter mbrojtës. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë,“ shkruan Zelensky.

SHARE