Në Mal të Zi sot janë regjistruar 1.495 raste të reja me Covid 19, ndërsa 8 persona e kanë humbur jetën, nga mosha 64 deri në atë 90 vjeçare. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 407, Nikshiq 213, Tivar 129, ndërsa në Tuz u regjistruan 14 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 2.027 të infektuar. Rastet aktive janë 11.689, nga të cilët 124 në komunën e Tuzit.