Qershitë janë me bollëk në këtë periudhë dhe përveç shijes së ëmbël na japin dhe receta me bollëk.
Ricotta në këtë recetë zëvendëson vajin dhe gjalpin. Për ta bërë këtë tortë akoma më të shijshme, kompletojeni me copëza çokollate, cobza bajamesh ose fëstëkë të thërrmuar.
Përbërësit:
500 gr qershi të freskëta
250 gr ricotta
3 vezë
250 gr miell
1 bustinë maja
Kanellë
Sheqer pluhur
Përgatitja:
Lani me kujdes qershitë dhe pritini në mes duke u hequr bërthamat.
Vendosini në një tas me ujë të ftohtë.
Ndërkohë rrihni të verdhat e vezëve derisa të përftoni një masë kremoze.
Rrihni më pas të bardhat në formë marenge me pak sheqer pluhur.
Në një tas, me ndihmën e një rrahësi elektrik bashkoni rikotën, të verdhat e vezëve, miellin, majanë e kanellën.