RRITJE E KONTROLLEVE TË MASAVE EPIDEMIOLOGJIKE NGA E PREMTJA NË TË DIELË

Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Çështje të Inspektimit dhe Drejtoria e Policisë do të kontrollojnë intensivisht respektimin e të gjitha masave të parapara epidemiologjike nga e premtja deri të dielën në mbrëmje, me theks të veçantë në Podgoricë dhe Nikshiq. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, fokusi do të jetë posedimi i certifikatës kombëtare dixhitale për COVID në ambientet e hotelierisë dhe në vende të tjera ku mblidhen një numër i madh njerëzish dhe do të kontrollohet informacioni se pavarësisht ndalimit, në disa ambiente ende organizohen dasma. Kontrolli do të menaxhohet nga Drejtoria për Çështje të Inspektimit, me asistencë të Drejtorisë së Policisë dhe në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale. “Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje biznesmenëve dhe qytetarëve që t’u përmbahen masave epidemiologjike të përcaktuara, jo për shkak të frikës nga ndonjë gjobë, por për vlerën e jetëve të lindura”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

SHARE