AS PËR POSTIN E KRYEMINSTRIT, NUK DO ISHA LARGUAR NGA DREJTIMI I KOMUNËS SË TUZIT

Bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj deklaroi për Radio Antena M se as për postin e kryeministrit nuk do ishte larguar nga drejtimi i komunës së Tuzit. Gjeloshaj u shpreh i hapitur me shkrimet e disa mediave që posti i zv.kryeministrit i ofruar nga mandatari ishte për të. Ai theksoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, pasi që për të drejtimi i komunës së Tuzit është shumë e rëndësishme dhe një pjesë të jetës i ka kushtuar formimit të saj. “Nuk ka funksion për të cilën do të largohësha nga drejtimi i komunës së Tuzit, as për pozitën e kryeministrit,” tha Gjeloshaj. Ai tha se nuk mund të merrnin përgjegjësi të jenë pjesë e qeverisë e cila nuk do të jetë e sukseshme. Poashtu, Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, njëheri edhe një nga liderët e Listës Shqiptare, Nikollë Camaj, deklaroi se vëndimi që të jenë pjesë e Qeverisë së re të mandatarit Zdravko Krivokapiq, është sjellë njëzëri. “Ishin shumë oferta, funksione të ndryshme janë ofruar, por ne kemi vendosur që këtu nuk duam të marrim pjesë,” deklaroi Camaj, për gazetën “Dan”. Bisedimet midis mandatarit dhe përfaqësuesve të Listës Shqiptare, siç dukej në disa momente, mund të kishin çuar në një marrëveshje, por në fund nuk u arritë asgjë.

SHARE