639 RASTE TË REJA, 7 NË KOMUNËN E TUZIT / REGJISTROHEN 9 VIKTIMA

Në Mal të Zi gjatë këtyre 24 orëve janë kryer 2003 analiza, kurse numri i të regjistruarve pozitiv është 639, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe një numër i lartë prej 9 viktimave nga sëmundja.  Më shumë se gjysma e rasteve të reja janë nga Podgorica, 294, kurse në komunën e Tuzit janë regjistruar 7 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 290 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.207.

SHARE