PËR NEVOJAT E NJËSISË AERO-HELIKOPTERIKE, 700.MIJË EURO

Qeveria ka obliguar Ministrinë e Financave që të transferojë 700 mijë euro nga rezerva aktuale buxhetore në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) për nevojat e njësisë së zjarrfikësve me helikopterë. Siç është bërë e ditur, këtë vendim Qeveria e ka marrë në një seancë telefonike të premten. Thuhet se nga 700,mijë euro, 100,mijë janë të destinuara për shpenzimet e karburantit dhe 600,mijë për mirëmbajtjen e pajisjeve. Qeveria e ngarkoi MPB-në që brenda 30 ditëve të dorëzojë informacionin për gjendjen e njësisë aero-helikopterike. Në rast se 600 mijë euro nuk shpenzohen për qëllimet e parapara gjatë këtij viti, Qeveria ka udhëzuar MPB-në që këtë shumë ta përfshijë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

SHARE