CIMBALEVIQ: RËNIE E ÇMIMEVE TË USHQIMEVE BAZË NDOSHTA NË PESËMBËDHJETË DITËT E ARDHSHME

Pas përfundimit të sezonit turistik, në pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme, me siguri mund të presim rënie të çmimeve – të paktën për artikujt nga kategoria e ushqimeve bazë. Kështu ka bërë të ditur Miroslav Cimbaleviq nga Ministria e Bujqësisë. Ai shpjegoi se një rënie e çmimeve mund të pritet kur të konsumohen rezervat e importuara me çmime më të larta. “Kemi pasur shumë propagandë, e cila ka qenë edhe realiste, përkatësisht se jemi të kërcënuar me mungesë ushqimore gjatë muajve të verës si dhe në vjeshtë. Për këtë arsye, zinxhirët e shitjes me pakicë dhe përpunuesit ofruan sasi të konsiderueshme të mallrave me çmime më të shtrenjta, të cilat ishin deri në 20 për qind më të shtrenjta se sa janë për momentin”, theksoi Cimbaleviq. Ai shton se pikërisht për këtë rënia e çmimeve nuk mund të reflektohet në tregun ndërkombëtar dhe në bursë.

SHARE