FILLIMI I VITIT SHKOLLOR SHTYHET PËR NJË MUAJ – 1 TETOR

Fillimi i vitit shkollor, me rekomandimin e Institutit të Shëndetit Publik, u shty për më 1 tetor, për shkak të vlerësimit të autoriteteve shëndetësore se fillimi i rregullt i vitit shkollor, për të cilin sistemi arsimor ishte i gatshëm, mbart një rrezik për shëndetin e fëmijëve për shkak të situatës së pasigurt epidemiologjike, theksuan nga Ministria e Arsimit.

Ministria theksoi se vendimi për shtyrjen i referohet shkollave dhe kopshteve, dhe se në ditët në vijim Instituti i Shëndetit Publik dhe përfaqësuesit e sistemit arsimor do të përcaktojnë rekomandime të qarta mbi bazën e të cilave mënyra e organizimit të klasave në shkolla dhe kopshte do të shpjegohet në detaje, kur të vijë koha.

Sipas Ministrisë, ky vendim, i cili u mor vetëm për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve, u paraprië nga një konsultim me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve përkatëse: Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Arsimit.

SHARE