VAPË NË BRITANINË E MADHE: FORCAT AJRORE MBRETËRORE NDALUAN FLUTURIMET

Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë kanë ndaluar fluturimet në bazën ajrore Brize Norton në Oxfordshire pasi nxehtësia ekstreme shkriu pistën. Në raportin e Sky News thuhet se ishin vendosur plane për të siguruar që operacionet të mos prekeshin, ndërsa nuk kishte asnjë përgjigje të menjëhershme nga Ministria e Mbrojtjes. Dy ditë më parë në Britaninë e Madhe është shpallur alarm i kuq i motit për shkak të të nxehtit ekstrem, njoftoi BBC. Parashikohet që temperatura e ajrit gjatë kësaj jave në Skoci dhe Irlandën e Veriut të jetë rreth 30 gradë, ndërsa në disa pjesë të Anglisë dhe Uellsit do të arrijë afër 40 gradë.

SHARE