Arta Gjokaj është një shembull i një vajze shqiptare të suksesshme, e cila me përkushtim dhe ambicie arriti të diplomohet në Shkencat Politike, duke dëshmuar se të rinjtë tanë kanë potencial të madh për të arritur suksese në fusha të ndryshme të jetës.
Përmes rrugëtimit të saj studentor, ajo tregon sakrificat, sfidat dhe përkushtimin që kërkon arsimi, por njëkohësisht edhe rëndësinë e edukimit për ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe më të zhvilluar. Historia e saj është frymëzim për shumë të rinj shqiptarë që çdo ditë punojnë për të realizuar ëndrrat dhe objektivat e tyre.
Gjatë diskutimit u prekën edhe tema të rëndësishme që lidhen me ligjet dhe të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, rolin e të rinjve në shoqëri, si dhe nevojën që zëri i tyre të dëgjohet më shumë në vendimmarrje. U fol gjithashtu për rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, kulturës dhe gjuhës shqipe, si vlera që duhet të përcillen brez pas brezi.
Sot, shumë të rinj shqiptarë po arrijnë suksese në arsim, art, kulturë, sport dhe fusha të tjera, duke dëshmuar talentin dhe aftësinë e tyre kudo që ndodhen. Ata janë shembulli më i mirë se me vullnet, dije dhe punë të palodhur mund të arrihen rezultate të mëdha dhe të ndërtohet një e ardhme më e mirë për komunitetin tonë.
Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.
/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /












