DRONËT KAMIKAZË, FERR FLAKËSH NË RUSI / UKRAINA GODET DEPOZITAT E NAFTËS, SULM MBRESËLËNËS

Ukraina ndërmori një sulm me dron kamikaze në Rusi gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të madh në një goditje irrituese për presidentin rus Vladimir Putin.

Forcat e Kievit goditën një depo nafte të rusisë, jo shumë larg vijës së frontit, ndërsa banorët raportuan se kishin dëgjuar pesë shpërthime të forta.

Sulmi i orës 2 të mëngjesit në portin Azov në rajonin e Rostovit të Rusisë shkaktoi zjarre në disa cisterna të mëdha.

Videot treguan flakë dhe shtëllunga tymi të zi që dilnin nga objekti i goditur, rreth 16 km larg Detit Azov.

Sulmi mbresëlënës erdhi vetëm disa orë përpara se Putini të prekt tokë në Korenë e Veriut, për vizitën e tij të parë në Phenian në 24 vjet.

Sulmi në Azov dëshmoi edhe një herë dështimin e mbrojtjes ajrore ruse në shmangjen e dronëve kamikaze të Ukrainës.

Zjarret intensive të shkaktuara nga sulmi mbuluan një zonë rreth 54 mijë metra katrorë dhe janë më të fundit në një seri sulmesh ukrainase që kanë goditur objektet e përpunimit dhe ruajtjes së naftës në Rusi.

Kievi po hakmerret kështu për sulmet ruse mbi infrastrukturën energjitike të tij. Zyrtarët lokalë thanë se nuk ka viktima si pasojë e sulmit.

Vetëm javë më parë Ukraina arriti të godiste dy depo nafte ruse në një sulm masiv, duke përdorur tetë raketa të fuqishme Neptun dhe dron kamikazë.

SHARE