Të rehatshme dhe shik, pantallonat prej liri janë një pjesë e preferuar për t’u veshur edhe këtë verë

Në vijim mund t’i shihni më të bukurat:

Liri i përjetshëm është pëlhura ideale për ditët e ngrohta, shumica e markave kanë prezantuar tashmë koleksionet e tyre prej liri

Një nga pjesët bazë, pantallonat prej liri, vijnë në një mori ngjyrash, modelesh dhe prerjesh.

Ne kemi përzgjedhur lloje të ndryshme pantallonash prej liri dhe nuk mund të vendosim se cila është më e bukura.

Kur imagjinojmë një palë pantallona të lehta verore ideale, shumica prej nesh anojnë drejt modeleve transparente dhe komode të bëra prej liri, të cilat janë vërtet shpëtim kur vjen vapa e vërtetë e verës. Sigurisht, ato mund t’i veshim tashmë, në kombinim me pjesë të tjera pranverore.

Pantallonat prej liri janë gjithmonë një zgjedhje e mirë për shkak të pamjes së tyre të përjetshme dhe shik, dhe mund t’i veshim në një kombinim casual me sandale të sheshta dhe këpucë tenisi ose në një version elegant me këpucë me taka dhe një xhaketë, kështu që ato janë një domosdoshmëri verore!

Nga modelet e relaksuara deri tek ato mbresëlënëse dhe elegante, në vijim po ju sjellim pantallonat më të bukura prej lini nga koleksionet aktuale!

Pantallona prej liri në nuanca neutrale

Asgjë nuk mund t’i mundë pantallonat klasike prej liri në ngjyrë të bardhë apo bezhë dhe ato janë zgjidhja më logjike nëse blejmë pantallonat tona të para prej liri, pasi do të mund t’i kombinojmë në të gjitha veshjet.

Pantallona prej liri me modele të spikatura dhe ngjyra të gjalla

Për adhurueset e kombinimeve piktoreske të modës verore, pantallonat prej liri me një model interesant ose në një nuancë efektive që do të lartësojnë stilin janë një opsion i shkëlqyeshëm.

Pantallona prej liri me vija

Modeli me vija të përjetshme, përveç këmishëve me vija, duket i shkëlqyeshëm edhe te pantallonat prej liri, të cilat më pas mund të kombinohen me bluza të thjeshta. /Telegrafi/

SHARE