KLUBI I DEPUTETËVE TË PDS DO TË PROPOZOJNË NDRYSHIMET NË LIGJ PËR TË FORMUAR KOMUNËN E ZETËS

Klubi i Deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) do të dorëzojë deri të premten në procedurë parlamentare ndryshimet në ligjin për organizimin e territorit dhe kryeqytetin, për të mundësuar formimin sa më të shpejtë të komunës së re të Zetës. Kryetari i klubit parlamentar të PDS-së, Danijell Zhivkoviq, në një konferencë për media tha se partia mendon se është e nevojshme që këto zgjidhje ligjore të shqyrtohen sa më shpejt në seancën e Kuvendit për të harmonizuar aktet tjera nënligjore. “Këto zgjidhje ligjore do t’ua japim kolegëve tanë nga shumica e re parlamentare dhe Socialdemokratëve”, tha Zhivkoviq. Ai beson se do të ketë mbështetjen më të gjerë në Parlament për ato dy zgjidhje ligjore që të fitojë kushte normative dhe Zeta të marrë statusin e komunës.

SHARE