Finalja e Ligës së Evropës: Formacionet zyrtare, Eintracht Frankfurt- Rangers

Ndeshja finale e Ligës së Evropës mes Eintracht Frankfurtit dhe Rangersit do të zhvillohet sonte nga ora 21:00 në stadiumin ‘Ramon Sanchez Pizjuan’.

Gjermanët arritën në finale pasi mposhtën West Hamin në gjysmëfinale, ndërsa Rangers ishin më të mirë se RB Leipzig.

Trajneri i Frankfurtit, Oliver Glasner, ka vendosur që për këtë ndeshje të luajë me emra si Lindstrom, Kamada dhe Borre.

Në anën tjetër Giovanni van Bronckhorst iu ka besuar Wright, Aribo e Kent.

Tifozët e të dy skuadrave vetëm kanë zbarkuar gjatë ditës së Sevilla, ku kanë dhuruar spektakël.

Finalja pritet të jetë e bukur, pasi që si Eintracht ashtu edhe Rangers kanë zhvilluar lojë sulmuese në këtë garë këtë vit.


Eintracht Frankfurt: Trapp; Touré, Tuta, N’Dicka; Knauff, Sow, Rode, Kostic; Lindström, Kamada; Borré.

Rangers: McGregor; Goldson, Lundstram, Bassey; Tavernier, Jack, Kamara, Barisic; Wright, Aribo, Kent.


/Telegrafi/

SHARE