MINISTRJA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE INOVACIONIT KA VIZITUAR SHKOLLAT NË KOMUNËN E TUZIT

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, sot ka vizituar komunën e Tuzit konkretisht SHF “29 Nëntori” në Dinoshë, më pas SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz, SHF “Bashkimi” në Skorraq dhe gjimnazin “25 maj” në Tuz.

Në komunikim të drejtpërdrejtë me drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, stafin jashtëshkollor dhe nxënësit, ministrja u njoh me rezultatet më domethënëse të punës së këtyre institucioneve, si dhe me sfidat me të cilat përballen.

Vizita e ministres dhe ekipit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit u shfrytëzua edhe nga nxënësit të cilët gjatë bashkëbisedimit paraqitën propozimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me përmirësimin e cilësisë së procesit arsimor.

Ministrja vuri në dukje se turnet nëpër institucionet arsimore në Mal të Zi përfaqësojnë segmentin më të rëndësishëm të veprimtarisë dhe se vetëm kështu, së bashku, mund të punojmë në përmirësimin e cilësisë së procesit arsimor, i cili duhet të jetë prioritet për mbarë shoqërinë.

Gjatë vizitës së minstres Jakshiq-Stojanoviq në SHF „Mahmut Lekiq“ në Tuz, u shkëmbyen ide dhe kërkesa, me qëllim të avancimit të rezultateve edukativo-arsimore, me ç’rast ministrja premtoi intensifikimin e marrëdhënieve të tyre dhe unanimitetin në veprimtarinë e tyre të përbashkët, me qëllimin e ngritjes së nivelit shkollor, jo vetëm në shkollën tonë, por në mbarë Malin e Zi.

Ministrja u njoftua edhe me faktin e amortizimit të inventareve shkollore, gjë që tha se së shpejti do të sigurohet inventari, pastaj diskutuan edhe për sigurinë, rrethimin e shkollës, rregullimin e bibliotekës, kamerat për vëzhgim etj., ku tregoi gatishmëri, për realizimin e kërkesave të shtruara në të ardhmen.

SHARE