MINISTRI DUKAJ VIZITË PUNE NË REPUBLIKËN E FRANCËS

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, do të qëndroj për tri ditë për një vizitë pune në Republikën e Francës.

Temat e takimeve me zyrtarët e vendit pritës do të jenë reforma e administratës publike malazeze në drejtim të integrimit në BE, transformimi digjital dhe siguria kibernetike, si dhe hapja e ardhshme e Qendrës Rajonale për Bashkëpunim të Ballkanit Perëndimor –  WB3C, me qendër në Podgoricë.

Ministri Dukaj i ka filluar takimet e tij me ministrin francez të Transformimit dhe Shërbimeve Publike, Stanislas Guerini, me të cilin ranë dakord për nënshkrimin e letres së qëllimit për bashkëpunim.

“Dukaj dhe Guerini ranë dakord për bashkëpunim në fushën e reformës së administratës publike dhe transformimit digjital, përmes programeve në fushën e inteligjencës artificiale, trajnimit të stafit, veçanërisht në pjesën e ndërgjegjësimit të stafit të lartë drejtues dhe zyrtarëve për rëndësinë e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike”, thekson Ministria e Administratës Publike.

Gjatë vizitës së tij në Francë, e cila përfundon të mërkurën, janë planifikuar edhe disa takime të tjera me me disa zyrtarë të vendit pritës: Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike Vincent Scribel, Drejtorin e Marrëdhënieve Globale të OECD Andreas Schal dhe drejtorin e Instituti për Administratën Publike Marivonne Le Brignon.

SHARE