Komisioni Zgjedhor i Kryeqytetit ka shpallur mbrëmë vonë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Podgoricë.
Ky vendim u mor unanimisht.
Komisioni e mori këtë vendim pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë të gjitha ankesat e pranuara pas zgjedhjeve të 23 tetorit të vitit të kaluar.
Ka katër muaj që pritet shpallja e rezultateve të zgjedhjeve lokale në Podgoricë.
Tani mund të nisë formimi i një qeverie të re në kryeqytet.
Koalicioni “Të gjithë për qytetin tonë” fitoi 24 mandate në zgjedhjet lokalenë Podgoricë, ndërsa 13 mandate fituan Lëvizja “Evropa Tani”, tregojnë rezultatet e përkohshme të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ).
Siç thuhet nga KKZ-ja e Podgoricës, lista “Për të ardhmen e Podgoricës” fitoi 11 mandate, ndërsa Koalicioni “Le të shkojmë njerëz” Demokratët, Mali i Zi i Bashkuar dhe Demos fituan 6 mandate.
Lista e Lëvizjes Qytetare URA, Civis dhe Alternativës Shqiptare “Podgorica mundet” fitoi 4 mandate.