MPB: NË ULQIN TË DREJTË VOTE KANË MË SHUMË SE 20 MIJË VOTUES

Të drejtë vote në zgjedhje lokale më 27 mars në Ulqin kanë 20.392 votues, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 30 gusht të vitit 2020, numri i votuesve në Ulqin u rrit vetëm për 11. “Qytetarët mund të shohin regjistrat zgjedhor në sportelet e Filialit për punë administrative, shtetësi dhe të huaj në Ulqin, ditëve të punës nga ora tetë deri në orën 14, me letënjoftim apo pasaportë”, thuhet në kumtesë.

SHARE