PROCESI MËSIMOR NË DISTANCË DO TË FILLOJË JAVEN E ARDHSHME

Procesi mësimor në distancë do të fillojë në fillim të javës tjetër dhe do të përfshijë mësimin përmes kanaleve televizive, kanaleve Jutjub dhe përmbajtjes në e-platformat elektronike, dhe do të zhvillohet nën sloganin #Mësonështëpi, njoftoi Ministri i Arsimit Damir Shehoviq. Ai tha se rreth 100 njerëz janë të përfshirë në projekt. “Ata po japin maksimumin e tyre në mënyrë që vetëm brenda një jave, aq sa kemi në dispozicion për të hartuar dhe zbatuar Projektin, ne do të marrim sa më shumë që të mundemi në një kohë kaq të shkurtër,” tha Shehoviq. Ministri shtoi se përkundër përpjekjeve të mëdha të të gjithë sektorit të arsimit, nuk do të ishte e mundur të realizohej kjo punë e kërkuar pa mbështetjen e vetëmohushme të partnerëve me përgjegjësi shoqërore jashtë sistemit arsimor. Ministri, megjithatë, beson se prindërit dhe shkollat do të jenë partnerët më të mirë dhe më të mëdhenj, të cilët, ndërsa ndihmojnë fëmijët të zotërojnë materialin, do të mbështesin përpjekjet e të gjithë atyre që janë përpjekur të ofrojnë mënyra alternative të mësimit. “Ai arriti në përfundimin se në këto ditë motoja e të gjithëve në sistemin arsimor duhet të jetë “Shëndeti dhe dija”. Për të gjithë nxënësit të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, për të dhëna më të hollshime, do të njoftohen deri në fund të kësaj jave përmes TV Boin.

SHARE