Krijoni efektin e “syve të ngritur” në një mënyrë të thjeshtë: Ju duhen vetëm dy produkte

Ngjyra kafe preferohet më shumë se e zeza

Është një efekt që mund të “ndryshojë” të gjithë fytyrën tuaj dhe t’ju bëjë të dukeni më të reja dhe më të çlodhura në një çast.

Nuk është aq e vështirë sa tingëllon: do t’ju duhet vetëm një furçë maskare me kënd për aplikimin e hijesimit dhe nuanca e kafenjtë ose një laps ngjyrë të kafenjtë.

Mund të përdorni edhe maskarë të lëngshme nëse dëshironi, vetëm hija është e preferueshme për një efekt më të butë dhe jo aq të guximshëm, transmeton Telegrafi.

Këshillë: Ngjyra e kafenjtë preferohet sepse është më pak intensive dhe më e butë, ndërkohë që bie në sy dhe lajkaton të gjitha nuancat e lëkurës.

Udhëzim: Për të krijuar një efekt lifting në sytë tuaj, duke i bërë ata të ngritur dhe në formë bajameje, konturojini me hije dhe një furçë, pasi fillimisht i lagni me pak ujë ose me një sprej fiksues. Vizatoni vijën lart drejt kockave të vetullave tuaja në vend të një vijë të drejtë dhe prekeni me gisht. Mundohuni ta bëni vijën sa më të hollë dhe të imët.

Opsionale, kompletoni me hije të lehta në qepallat duke përdorur hije ngjyrë bezhë dhe kafe. /Telegrafi/

SHARE