GJUROVIQ: BESOJ SE MË 27 SHKURT DO TË ZGJIDHEN KATËR GJYQTARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijella Gjuroviq, tha për TVMZ se beson se do të respektohet marrëveshja për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në seancën e 27 shkurtit dhe se shpreson që kandidati i katërt për gjyqtar të jetë diskutuar në atë kohë, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të ishte kompletuar plotësisht.

“Kritika të pabaza mund të vijnë vetëm për ata që nuk i njohin proceset parlamentare dhe mënyrën se si caktohen seancat, nëse është e nevojshme dhe patjetër do të duhet të përsëris se nga 1 janari deri në ditën e parë të punës në mars, Kuvendi është në seancë e jashtëzakonshme. Gjatë një seance të jashtëzakonshme seancën e Kuvendit mund ta thërrasë Kryetari i Shtetit, Qeveria ose një numër i kualifikuar deputetësh që në rastin tonë janë së paku 27 deputetë. Pra Kryetari i Kuvendit nuk thërret një seancë, përveç seancës së rregullt”, tha Gjuroviq.

Ajo vuri në dukje se absolutisht gjatë mandatit të saj si kryetare e Kuvendit ka qenë plotësisht e përkushtuar ndaj problemit të zgjedhjes së gjyqtarëve, pra realizimit të funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese në radhë të parë.

Ajo tha se beson se marrëveshja e 27 shkurtit do të respektohet.

SHARE