EVROPA I THOTË LAMTUMIRË MASAVE SHKAKU I CORONAVIRUSIT

Shkurti është muaji që shënoi një pikë kthese kur bëhet fjalë për pandeminë e coronavirusit në Evropë. Autoritetet daneze kanë vendosur që COVID-19 nuk i përket më kategorisë së “sëmundjeve kritike”, prandaj të gjitha kufizimet janë hequr që nga 1 shkurti. Pavarësisht se numri i të infektuarve me coronavirus në Britaninë e Madhe, qytetarët nuk janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse që nga fundi i janarit, madje edhe karantina për të infektuarit është hequr praktikisht. Austria do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese kundër koronavirusit nga 5 marsi, me përjashtim të kërkesave për vendosjen e maskave në zona të caktuara, njoftoi sot qeveria. Mesi i shkurtit shënon edhe periudhën e shpalljes së lirisë në Norvegji, ku po hiqen të gjitha masat kundër coronavirusit. Spanja, Franca dhe Italia janë në listën e vendeve që heqin mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse, ndërsa kufizimet e tjera do të mbeten në fuqi.

SHARE