NDËRTIMI I MONUMENTIT TË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT NË ULQIN DO TË BËHET REALITET

Ministria e Kulturës dhe Medias e Malit të Zi, me kërkesë të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, miratoi propozimin për ngritjen e memorialit në këtë komunë për vitin aktual. Ky akt parashikon ndërtimin e monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Gjithashtu është marrë pëlqimi që një institucion publik të emërohet me emrin Don Gjon Buzuku dhe Qendra e Kulturës me emrin e Hafiz Ali Riza Ulqinakut. Po ashtu, një institucion publik do të emërohet me emrin e Dr. Shuajb Resulbegut dhe do t’i ngrihet busti përkujtimor. Një institucion publik do të mbajë emrin e profesorit Qamil-Qamo Goranës, do t’i ngrihet një monument Mirko Srzentiqit dhe një pllakë përkujtimore për viktimat e bombardimit të 7 nëntorit 1943.

SHARE