SOT KANË FILLUAR KONSULTIMET ME AMBASADORËT

Ministri i punëve të jashtme, Gjorgjije Radulloviq, i ka filluar sot konsultimet me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të Malit të Zi. Ministria e punëve të jashtme, i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit diplomatikë dhe konsullorë që të vinë në Mal të Zi përfundimisht me ditën e sotme,duke shtuar se mospjesëmarrja në konsultime  pa shkak të justifikuar, paraqet shkelje të rëndë të detyrës. Nga kjo Ministri, kanë theksuar se konsultimet do të fillojnë sot  gjë që në praktikë do të thotë  se ambasadorët janë të detyruar që të udhëtojnë për Mal të Zi. “Për terminin e saktë dhe formatin e konsultimeve opinioni do të jetë i njoftuar me kohë. Mospjesëmarrja në konsultime pa ndonjë shkak të arsyeshëm, paraqet shkelje të  rëndë të detyrës zyrtare,”thuhet në kumtesë. Të theksojmë se presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka refuzuar të nënshkruajë vendimin për revokimin e 7 ambasadorëve.

SHARE