415 RASTE TË REJA DHE 13 VIKTIMA

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe në laboratorët tjera private janë kryer 1499  analiza,  nga të cilat 415 rezultuan pozitive. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 13 humbje jete në Nikshiqi (2), Rozhaja (2), Plluzihna (2), Podgorica, Tivari, Herceg Novi, Bijello Pole, Berane, Andrijevicë dhe Tuzi. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë 211, kurse në Tuz janë 2 raste të reja. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 453 pacientë , ndrësa numri i rasteve aktive është 9.403, prej të cilëve 129 në komunën e Tuzit.

SHARE