SPAJIQ JAVËN E ARDHSHME ME STOLTENBERG

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është ftuar të marrë pjesë në një takim javën e ardhshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, njoftoi NATO. 

Siç është paralajmëruar, nga 19 deri më 22 nëntor, Stoltenberg do të vizitojë katër vende të Ballkanit Perëndimor – Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Të mërkurën, më 22 nëntor, siç njoftoi NATO, Stoltenberg do të marrë pjesë në një takim me liderët e aleatëve nga rajoni.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti kroat Zoran Millanoviq, kryeministri malazez Millojko Spajiq dhe ai slloven Robert Golob janë ftuar në një takim me Stoltenberg”, thuhet në njoftim. 

Të dielën, më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të ketë një darkë pune me anëtarët e Presidencës së BeH.

Të njëjtën ditë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të vizitojë Kosovën, ku do të bisedojë me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Stoltenberg është paraparë të takohet me komandantin e KFOR-it, si dhe me drejtorin e ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s. 

Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me presidentin StevoPendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim në parlament.

SHARE