JAVA EVROPIANE E TESTIMIT TË HIV-it DHE HEPATITIS

Nga data 20 deri më 27 nëntor në Evropë festohet java e testimit të HIV-it dhe hepatitis dhe Instituti për Shëndetin Publik të Malit të Zi po u bashkohet organizatave, institucioneve dhe liderëve kryesorë në mbarë Evropën për të shënuar këtë iniciativë

ISHP thekson se qëllimi i shënimit të Javës Evropiane të Testimit është të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e testimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve, si dhe të nënvizojë rëndësinë e sigurimit të aksesit më të madh të testimit për ata që janë në rrezik të shtuar të këtyre infeksioneve.

Tema e aksionit të këtij viti është “Stigma dhe diskriminimi janë pengesa për testimin. Ju mund të ndihmoni ta ndryshoni këtë!”, ndërsa qëllimi është, përveç rritjes së ndërgjegjësimit për dobitë e testimit, po ashtu edhe theksimit të rëndësisë së një qasjeje të integruar ndaj testimit (testimi i integruar për HIV, hepatitis B, hepatitis C dhe infeksione të tjera të transmetueshme). 

“Për të shënuar këtë aksion, Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi, së bashku me rrjetin e Qendrave të Këshillimit për HIV në qendrat shëndetësore të Tivarit, Beranës, Bijello Poles, Nikshiqit, Kotorrit, Plevles dhe Herceg Novit, po përgatit një aksion javor të këshillimit dhe testimit për HIV dhe hepatitis. Fushata e testimit do të zhvillohet në Institutin e Shëndetit Publik nga e hëna, 20 nëntor deri të dielën, 26 nëntor 2023, në ambientet e Qendrës së Këshillimit për HIV nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Testimi për HIV, hepatitis B dhe hepatitis C është falas, nuk kërkohet referim, bëhen analiza të shpejta dhe rezultatet janë gati për 30 minuta”, thuhet në njoftim.

SHARE