ISMAIL KADARE DEKOROHET NGA PRESIDENTI MACRON ME GRADËN “OFICERI I MADH I LEGJIONIT TË NDERIT”

Shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare iu dha të hënën titulli i Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit, nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

“I dashur Ismail Kadare, ‘të jetosh është të luftosh’ thoshte Seneka, thënien e tij ju e keni shndërruar në ‘të shkruash do të thotë të luftosh’. Ju rritët një xhevahir arkitekture, qyteti i Gjirokastrës në një shtëpi të madhe plot dhoma bosh, që ju e popullonit me ëndrrat tuaja. Në vend që t’i këndonit optimizmit sovjetik, ju lejoni të depërtoni melankolia e jetës, mjegulla dhe rrebeshet e saj. Një vend që jetonte para jush para se ju të jetonit atje. I këndonit me vargje bukurisë së një qyteti që nuk e kishit shkelur kurrë. Ju ishit bërë për të jetuar në Paris. Ju nuk sillnit shishe vere, ju sillnit libra, libra, libra dhe shumë të tjera që ua dhuronit miqve shqiptarë si shishe me liri. Në Tiranë ikja juaj solli protestat e para të studentëve që prej më shumë se 40 vjetësh. Ju kontribuuat në zgjimin e madh të popujve që ngritën perden e hekurt. I dashur Isamil Kadare ndonjëherë ju ndjeni keqardhje për ato vite që ju kanë shtypur. Liria, që u mbyllin gojën ka pëshpëritje me të forta, se britmat. Poet i Ballkanit, Rapsod i Evropës kam nderin t’ju ngre në gradën e Oficerit të Lartë në Urdhrin e Legjionit të Nderit”, tha Macron.

Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Brigadave në Tiranë ishin familjarë të shkrimtarit të madh shqiptar, kryeministri Rama me bashkëshorten Linda dhe dhjetëra të ftuar të tjerë. Kadare, i cili prej 33 vitesh tashmë shkrimtari e ndan jetën e tij midis Francës dhe Shqipërisë është vlerësuar me pothuajse të gjitha çmimet prestigjioze botërore.

SHARE