ABAZOVIQ: TË ARDHURAT E PARQEVE KOMBËTARE JANË POTHUAJSE DY HERË MË TË LARTA SE NË VITIN 2019

Të ardhurat e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi kanë kaluar shifrën e pabesueshme 3.000.000 euro dhe janë gati dyfish më të mëdha se në vitin 2019, ka bërë të ditur kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq.

“Parqet kombëtare po shënojnë një sezon rekord dhe aktualisht janë një nga ndërmarrjet shtetërore me performancën më të mirë. Rezultatet flasin vetë. Deri më tani, ata kanë realizuar 3,003,640 euro të ardhura dhe kanë shitur 669,347 bileta. Për krahasim, vitin e kaluar në të njëjtën periudhë të hyrat ishin 1.356.640 euro, me 455.785 bileta të shitura”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Kur bëhet fjalë për vitin rekord të deritanishëm 2019, siç thotë kryeministri në largim, rezultati i këtij viti është pothuajse dy herë më i mirë se sa i përket të ardhurave, pasi atë vit në të njëjtën periudhë janë realizuar 1,696,802 euro të ardhura.

“Të gjitha lavdërimet për menaxhmentin e udhëhequr nga drejtori Vladimir Martinoviq, por edhe për të gjithë ata që kontribuojnë në brendimin e Malit të Zi si një destinacion i gjelbër. Sigurisht që ky nuk është fundi, post-sezoni vazhdon ende dhe nuk ka dyshim që viti 2023 do të jetë viti më i mirë turistik në historinë e vendit tonë,“ ka përfunduar Abazoviq.

SHARE