VUÇIQ BISEDOI ME LAJÇAKUN PËR ÇËSHTJET E HAPURA NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar bisedë me të dërguarin special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, rreth çështjeve të hapura në dialog. “Ne vazhdojmë të luftojmë për të ruajtur vendin dhe popullin tonë, duke këmbëngulur në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram pas takimit. Ai shtoi se biseda ishte “serioze dhe e përgjegjshme”. Pas atij takimi është thënë se përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt. Lajçak u ka thënë gazetarëve në Prishtinë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar disa tema, përfshirë atë të riregjistrimit të veturave me targa serbe në RKS (Republika e Kosovës). Ai ka përmendur se afati për riregjistrim skadon më 31 tetor dhe se bashkësia ndërkombëtare dëshiron të dijë se cilat janë planet në këtë drejtim.

SHARE