BE, DRITË JESHILE TRAJNIMIT TË UKRAINASVE / GJERMANIA PRET 5 MIJË USHTARË, ANGAZHOHET FRANCA

Ministrat e Jashtëm të BE në takimin e tyre sot në Luksemburg duan të japin sinjalin e startimit për misionin e trajnimin për Ukrainën. Pritet që të konkretizohen planet e të merren vendime për trajnimin e 15.000 ushtarëve ukrainas në BE. Ky mision që pritet të fillojë nga nëntori është kufizuar njëherë për dy vjet. Ushtarët do të marrin një trajnim bazë ushtarak ose do të instruktohen për detyra të tjera si heqjen e minave, shërbimin sanitar apo përdorimin e sistemeve mbrojtëse ajrore. Gjermania që pritet që të trajnojë 5000 ushtarë, Franca 2000, por Gjermania do të ndihmojë në këtë mision ashtu si Polonia me ngritjen e një shtabi qendror trajnimi të ushtarëve ukrainas. Sipas kreut të BE, Josep Borrell të hënën do të jepet drita e gjelbër edhe për fondet shtesë të ndihmës nga fondi europian i paqes për të ndihmuar Ukrainën të blejë armë të tjera. Ndërkohë, propozimi për të trajnuar një numër të madh ushtarësh ukrainas në Francë është mbështetur edhe nga presidenti Emmanuel Macron. “Presidenti ka miratuar një plan trajnimi që do të lejojë deri në 2 mijë ushtarë ukrainas të priten në francë”, tha ministri francez i Mbrojtjes. Sipas tij, ata do të qëndrojnë pranë njësive franceze për disa javë duke shtuar se trajnimi ushtarak për përdorimin e obusëve Cezar, më herët i ishte ofruar ukrainasve. Por, sipas ministrit, trajnimi tani do të jetë në një shkallë të gjerë. Franca deri më tani ka dërguar 18 hovitzerë Cezar në Ukrainë dhe po diskutohet edhe për gjashtë të tjerë. Po ashtu franca po mendon të dërgojë në front edhe raketa tokë-tokë dhe ka premtuar edhe raketat anti ajrore me rreze të shkurtër veprimi Crotale, që përdoren për të shkatërruar raketat dhe avionët që fluturojnë në kuotë të ulët. Më herët presidenti Macron kishte thënë se do ti jepeshin ukrainës sisteme radari dhe të mbrojtjes ajrore për ta ndihmuar atë të mbrojë veten nga sulmet me dronë dhe raketa.

SHARE