NEGJESHI – KASHQELAN: HUNGARIA DO TË VAZHDOJË TË NDIHMOJË MALIN E ZI NË RRUGËN DREJT BE-së

Hungaria do të vazhdojë të ndihmojë Malin e Zi, në rrugën drejt Bashkimit Evropia, deklaroi ambasadori i Hungarisë në Malin e Zi Jozhef Negjeshi.

Negjeshi diskutoi  me Kryebashkiakun e Cetisë Aleksander Kashqelan lidhur me përmirësimin e bashkëpunimit dhe mundësive për pjesëmarrjen e kompanive nga ai vend në projektet e zhvillimit dhe infrastrukturës së qytetit të Cetisë.

“Në takim u vlerësua se marrëdhëniet politike midis Malit të Zi dhe Hungarisë janë në nivelin më të lartë dhe se përvoja e këtij bashkëpunimi duhet të zbatohet në fushën e ekonomisë dhe kulturës”, thuhet në komunikatë nga Kryeqendra e Cetisë.

Bashkëbiseduesit, siç kumtohet,  kanë rënë dakord që të dy vendet kanë shumë ngjashmëri. Anëtarësimi në NATO, e kanë theksuar si sukses të përbashkët i cili, sipas tyre, përveç garantimit të sigurisë dhe stabilitetit, hap perspektiva të reja për investime dhe zhvillim.+

SHARE