ASH MBAJTI KUVENDIN ZGJEDHOR TË PARTISË

Alternativa  Shqiptare dje në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, mbajti Kuvendin zgjedhor, me ç’rast zgjodhi kryesinë e re, me mandat 4 vjeçar.

Përpos anëtarëve të Kryesisë, Kuvendi i kësaj parti zgjodhi edhe kryetarin, Nik Gjeloshaj,  ndërsa kryetari i deritashëm Gjergj Camaj, u zgjodh Kryetar nderit i ASH-së.

Zëvendëskryetar u zgjodh Artan Çobin , ndërsa nënkryetarë u zgjodhën,  Ibër Hoti, Rexhep Gjokaj dhe Edon Balidemaj.

Ndërsa, Kryetari i Këshillit politik të ASH-së  u zgjodh Vasel Sinishtaj.

 

SHARE