ULQINI TË BËHET DESTINACIONI KRYESOR TURISTIK

Ambicia e Qeverisë është që, siç njoftuan përfaqësuesit e saj, Komuna e Ulqinit të bëhet destinacioni kryesor turistik dhe mundësia më e madhe e zhvillimit për Malin e Zi në vitin 2030. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq, në prani të Drejtorit të Drejtorisë për Çështje të Inspektimit, Ilir Harasani dhe Kryetarit të Bordit Menaxhues të “Morsko dobro” Blazho Ragjenoviq zhvilluan vizitë pune në Komunën e Ulqinit ku biseduan me hotelierët dhe qiramarrësit e këtij qyteti. Abazoviq deklaroi se sezoni turistik i këtij viti i tejkaloi të gjitha pritjet dhe se është e qartë se hotelierët dhe qiramarrësit në Ulqin janë shumë të kënaqur me atë që është arritur. Duke theksuar se ambicia e Qeverisë për Ulqinin është e madhe, Abazoviq vuri në dukje përpjekjen e Qeverisë për t’i mbajtur mysafirët në këtë qytet të ndihen të sigurt dhe komod. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq theksoi se në korrik, sipas Administratës së Policisë, rreth 740,000 të huaj hynë në Mal të Zi, që është në nivelin e vitit 2019, ndërsa në 15 ditët e para të gushtit, 380,000 të huaj hynë në Mal të Zi, dhe kjo është 5 për qind më shumë se në vitin 2019. Ai shtoi se kur të tërheqim vijën në fund të shtatorit, do të kemi një bazë të mirë për të menduar për projektet kapitale dhe infrastrukturore për vitin e ardhshëm, në mënyrë që të hyjmë në vitin e ardhshëm sa më mirë, dhe çdo vit tjetër kur bëhet fjalë për turizmin në Mal të Zi.

SHARE