ÇMIMET E DERIVATEVE MBETEN TË NJËJTA

Në pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme, çmimet e derivateve në Mal të Zi do të mbeten të pandryshuara, njoftoi Ministria e Ekonomisë.

Një litër Eurosuper 98 do të vazhdojë të shitet me një çmim prej 1,17 euro, Eurosuper 95 1.13 euro, ndërsa Eurodiesel 1,01 euro.

Konsumatorët do të blejnë një litër vaj djegës me një çmim prej 0.99 euro.

“Në përputhje me dispozitat e Dekretit për mënyrën e formimit të çmimeve maksimale të lejuara të shitjes me pakicë të produkteve të naftës, llogaritja tjetër do të bëhet në 31 gusht, dhe çdo çmim i ndryshuar do të ishte i vlefshëm nga 1 shtatori,” deklaroi Ministria e Ekonomisë.

SHARE