Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se është në interes të Malit të Zi të intensifikojë procesin e mbylljes së kapitujve negociues gjatë presidencës gjermane, duke filluar me disa kapituj për të cilët ne kemi tashmë gatishmëri të brendshme.
Sot, Markoviq priti Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Robert Heinrich Weber, i cili i paraqiti Kryeministrit përparësitë e Presidencës gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Sipas Qeverisë, bashkëbiseduesit u pajtuan që shumica e gjashtë përparësive të presidencës gjermane të Bashkimit Evropian nuk u referohen vetëm vendeve anëtare dhe se Mali i Zi, si kandidati kryesor për anëtarësim në Bashkim, tashmë po zbaton aktivitete në përputhje me politikën e BE-së.
U theksua që politika e Malit të Zi përballë pandemisë ishte harmonizuar me politikën e Bashkimit Evropian, e cila u deklarua në Bruksel.
Kryeministri uroi ambasadorin që mori përsipër presidencën e Unionit, duke vlerësuar se kjo po ndodh në kohën e duhur për Evropën, dhe vlerësoi se udhëheqja e Gjermanisë dhe përparësitë e presidencës gjermane janë aktuale dhe të nevojshme tani në Evropë.