Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari u takua me Nikolla Terziq, përfaqësues i Ministrisë së brendshme dhe Alen Dervisheviq komandat i policisë së komunikacionit të qytetit tonë e ku u fol për çështjen mjaft brengosëse të lypsave që është bërë një dukuri e përhershme në Ulqin dhe pasqyrë e shëmtuar, veçmas gjatë sezonit turistik. Bajraktari tha se Komuna e Ulqinit është e vendosur dhe në bashkëpunim me organet kompetente komunale dhe rrepublikane do të ndërmarë aksione të herëpashershme që kanë për qëllim parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës.Të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me një dukuri e cila paraqitet prej vitesh, llogarisim që me angazhimin e të gjithë institucionet dhe sektorin joqeveritar të punojmë në pengimin e kësaj dukurie. Në ditët në vijim janë paralajmeruar takime të tjera dhe akcione në teren.