Ekipi ukrainas Na’Vi ka treguar lojë fantastike kundër ekipit më të mirë në botë FaZe, duke i mposhtur me lehtësi në dy mapa në Lisbonë të Portugalisë.
Eliminimi i ekipit FaZe është befasia më e madhe e këtij turneu, pasi ditën e djeshme u mposhtën nga ekipi G2, ndërsa në ndeshjen vendimtare sot u eliminuan nga ekipi Na’Vi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.
Mapi i parë përfundoi me rezultat 16-6 në favor të ekipit Na’Vi, ndërsa në mapin e dytë ekipi i FaZe u dominua plotësisht duke u mposhtur me rezultat 16-1, dhe duke u eliminuar nga turneu.
Lojtari më i vlefshëm i kësaj ndeshje u shpall edhe njëherë lojtari më i mirë në botë Aleksandr ‘s1mple’ Kostyliev, me vlerësimin nga HLTV 1.80.
Na’Vi ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër ekipit OG në gjysmëfinale, ku do të provojnë për hakmarrje, pasi humbën në ndeshjen e parë të turneut ndaj tyre. /Telegrafi/