NATO-ja THEMEL I NJË MBROJTJEJE TË FORTË KOLEKTIVE

Aleanca është themeli i një mbrojtjeje të fortë kolektive dhe, në përputhje me rrethanat, vazhdon të përmbushë në mënyrë efektive detyrat kryesore, ndërsa i përshtatet ndryshimeve të sjella nga konteksti i ri i sigurisë, tha Ministri i Mbrojtjes Predrag Boshkoviq, i cili sot dhe nesër, përmes video-konferencës, merr pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të Atlantikut të Veriut.

Gjatë ditës së parë të takimit, fokusi i bisedimeve ishte në analizën e situatës së sigurisë në nivelin ndërkombëtar.

“Duke u nisur nga fakti se NATO është e përkushtuar që të përshtatet vazhdimisht me zhvillimet aktuale në nivelin global, ministrat e mbrojtjes deklaruan se është e nevojshme të vazhdohet puna aktive për zhvillimin e aftësisë për të siguruar një përgjigje të përshtatshme dhe në kohë ndaj sfidave të mundshme nga të gjitha drejtimet strategjike,” theksuan nga Ministria e Mbrojtjes.

Ata biseduan gjithashtu për hapat e mëtutjeshëm për të përmirësuar pengimin dhe mbrojtjen e Aleancës, dhe u konkludua se ruajtja e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë zonën Euro-Atlantike do të mbetet një përparësi në periudhën e ardhshme.

“Duke iu referuar ndikimit të krizës së Covid19 në funksionimin e Aleancës, Boshkoviq deklaroi se NATO-ja edhe një herë ka demonstruar aftësinë e saj për të kryer aktivitete pa probleme dhe me përgjegjësi në mënyrë që të ruajë sigurinë ndërkombëtare, pavarësisht sfidave të reja,” thuhet në komunikatë.

SHARE