Make up artiste Donika Gojçaj

E bukur dhe elegante, por mbi të gjitha profesioniste e vërtetë, është ky epiteti që karakterizon grimeren e re Donika Gojçaj. Donika pa dyshim që mbetët një ndër grimeret që i jep kuptim të qenurit bukur në momente të veçanta. Por si arrin Donika që suksesin e saj të ngritet dita ditës, falë pëkushtimit dhe punës se saj ajo çdo ditë e po fiton zemrat e femrave duke qenë një nga grimerët me të besueshme për klientët e saj në mesin e tyre edhe shumë VIP, që zgjedhin studion  e saj për tu rregulluar në momente me rendësi.

E thjeshtë në bashkëbisedimin tonë, Donika për emisionin “Të rinjtë në Fokus” na tregon se përkushtimi i saj dhe pasioni për profesionin që ka zgjedhur e bënë Doniken, emrin e njohur në fushën e MAKE-UP . ‘Unë jem tejet e lumtur teksa shoh klientët e mia që dalin të kënaqura nga studio ime. Nuk i shoh vetëm si kliente për nga ana materiale, por klientët e mia i kam edhe mikesha  shumë të mira.

Ndryshe, emri i Donikës nuk karakterizohet vetëm për grimin e perfeksionuar që bënë. Ajo qdo herë arrin të lansoj produkte të kërkuara dhe in në kohën, siç është ajo e vetullave që po arrin të sjell origjinalitetin e një vetulle sikur ta ketë krijuar nëna natyrë.

Ajo shpesh here udhëton edhe jashtë Malit të Zi në panaire të ndryshme që mbahen ku ftohen artistë të MAKE-up, e pa dyshim që në mesin e tyre.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.

/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /

SHARE