DYERT E BE-së JANË TË HAPURA, NUK DUHET TË HUMBASIM SHANSIN

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u takua në Bruksel me Charles Michel, President i Këshillit Evropian në Bruksel. Mesazhi më i rëndësishëm nga takimi është, siç thotë ai, se dyert e BE-së janë të hapura për Malin e Zi dhe se nuk duhet ta humbim këtë shans. Abazoviq theksoi se takimi në Bruksel ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. “Jam vërtet i kënaqur, mendoj se të gjithë në Mal të Zi duhet të jenë shumë optimistë… Unë mendoj se Mali i Zi duhet ta shfrytëzojë këtë shans,” tha Abazoviq. Ai thotë se apeli i tij për të gjitha subjektet politike është që të vendosin interesin kombëtar të Malit të Zi në radhë të parë. “Të përpiqemi të marrim të paktën një nga vendimet më të rëndësishme deri më 31 qershor dhe që Mali i Zi të marrë standardet përfundimtare gjatë presidencës çeke nga 1 korriku deri në fund të vitit. Kjo do të ishte një situatë e jashtëzakonshme. Besoj se ka energji dhe entuziazëm në BE për këtë”, tha kryeministri.

SHARE