GJELOSHAJ: 16-VJETORI I SHPALLJES SË PAVARËSISË, NJË MOMENT I RËNDËSISHËM NË HISTORINË E KOSOVËS

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mori pjesë në pritjen shtetërore organizuar nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Në vazhdim mund të lexoni postimin e plotë të Zëvendëskryeministrit Gjeloshaj:  

“Urime 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës nga pritja shtetërore e organizuar në Prishtinë. Në këtë ditë të shënuar të shtetësisë së Republikës së Kosovës, dëshiroj që në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Malit të Zi, t’i uroj liderët institucionalë të Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Kryeministrin Albin Kurti, dhe qytetarët e Kosovës për 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, një moment i rëndësishëm në historinë e Kosovës. Ndihem i nderuar që në cilësinë e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Malit të Zi jam pjesë e shënimit të kësaj date historike, për të bashkëpunuar në fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona! Gëzuar Kosovë! #FuqizimIMarrëdhënieveFqinjësore” – thuhet në urimin e Gjeloshajt. 

SHARE