Qumështi i kondensuar është një shtesë e zakonshme për disa ushqime dhe nuk mund të gjendet kaq lehtë në shitje
Për fat të mirë, mund të bëhet në shtëpi me vetëm katër përbërës, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 100 gramë qumësht pluhur,
– 50 gramë sheqer pluhur,
– 1 lugë çaji gjalpë,
– 65 ml ujë të ngrohtë.
Përgatitja:
1. Shkrini gjalpin në mikrovalë ose në shporet elektrik.
2. Në një blender përziejini gjalpin e shkrirë, ujin e ngrohtë, sheqerin pluhur dhe qumështin pluhur.
3. Përziejini derisa të përftoni një masë uniforme. Ruani në frigorifer me ngrirje të thellë.
/Telegrafi/