PARTITË SHQIPTARE DHE PARTIA BOSHNJAKE, PESË MINISTRI DHE POSTI I ZËVENDËSKRYEMINISTRIT

Partive të pakicave në qeverinë e ardhshme u takon të kenë së paku pesë departamente dhe posti i zëvëndeskryeministrit që do t’i takonte Partisë Boshnjake, ka mësuar Pobjeda. Ky është epilogu i konsultimeve të përfaqësuesve të LQ URA me partitë e pakicave që u mbajtën të martën. Një burim i Pobjedës nga kryesia e partive pakicë zbuloi se partitë shqiptare dhe partia boshnjake po negociojnë së bashku në një paketë dhe më pas do ti ndajnë postet mes njëra-tjetrës. “Partitë shqiptare presin tre ministri, ndërsa Partia Boshnjake do të ketë dy plus një zv.kryeministër të lidhur me një nga ministritë,” tha një burim për Pobjeda nga kryesia e partive pakicë. Ai zbuloi se numri përfundimtar i vendeve që do të marrin pakicat varet se kush do jenë përbërësit e ardhshëm të qeverisë. “Presim nëse do të hyjnë SDP dhe SD, por edhe PSP, pasi padyshim që kryesia e partisë është pro, por joedhe disa këshille. SD më duket se ka pranuar, aty janë, ndërkohë që disa nga parimet e shpallura të qeverisë janë të papranueshme për SDP. Numri i vendeve që do të na takojnë varet edhe nga sa ministri do të jenë, por nuk do të jenë më pak se pesë,” tha për Pobjeda, një burim nga kryesia e partive pakicë. Kryetari i LQ URA, Dritan Abazoviq, më herët kishte paralajmëruar se qeveria do të zgjasë një vit, deri në zgjedhjet presidenciale.

SHARE