FORCA E RE DEMOKRATIKE URON QYTETARËT E KOSOVËS, ME RASTIN E 14-VJETORIT TË PAVARËSISË

Forca e Re Demokratike, uroi të gjithë popullin e Kosovës, për 14-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. „Rrugëtimi i gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ishte mes shumë përpjekjeve e sakrificës sublime, luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që u kurorëzua Republikë e Pavarur me 17 shkurt të vitit 2008,“ thuhet në urim. Në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, Forca e Re Demokratike përshëndet arritjet e jashtëzakonshme dhe të deritanishme të ndërmarra në shtet-ndërtimin e Kosovës dhe konsolidimin e institucioneve, si faktor kyç për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në avancimin e aspiratave të palëkundura euro-atlantike. „Shpreh bindjen se maturia politike dhe përgjegjshmëria shtetërore e treguar gjatë viteve do të vazhdojnë në konsolidimin e institucioneve dhe shtetin e së drejtës, e në një kohë të afërt liberalizimin e vizave dhe procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian.  Me urimet më vëllazërore në këtë 14-vjetor të Republikës, e nderuar Zonja Presidente ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë,“ thuhet në urimin e Forcës Re Demokratike.

SHARE