17 JANARI DITË HISTORIKE, SOT SHËNOHET 556 VJETORI I VDEKJES SË SKËNDERBEUT

Më 17 janar 1468, u nda nga jeta heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Ai lindi më 6 maj të 1405 dhe u nda nga jeta në 17 janar të 1468.

Si një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme.

Figura e tij nuk dihet nëse vijoi të celebrohej ndër trevat shqiptare përveçse me ndonjë këngë, por u bë një figurë qëndrore e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit 19, si pasojë nderohet nga shqiptarët me monumente dhe vepra kulturore në të gjithë trevat shqiptare.

Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës së krishterë ndaj myslimanëve.

Emri i tij na përfaqëson denjësisht në rrafshin e historisë botërore, si një figurë kyçe që i lidh shqiptarët me Perëndimin, botën e qytetëruar europiane.

Pavarësisht se ka jetuar para më shumë se 5 shekujsh, nderimi i shqiptarëve për të ruhet edhe sot. Monumenti i tij është i ngritur në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Krujë dhe disa qytete të tjera. Emri i tij shënon shumë institucione arsimore, ndërsa është figurë për të cilën ende nuk rreshtin hulumtimet e studimet.

SHARE