Receta e vetme për kaçamak i cili do t’ju nevojitet

Kaçamaku shkon me shumë ushqime, është i shijshëm edhe me qumësht, edhe me jogurt për kafjall

Përbërësit:

– 5 gota ujë,
– 1 gotë kaçamak,
– 2 thelpinj hudhre,
– 1 lugë e gjysmë (e vogël) kripë,
– 2 lugë gjalpë,
– 2 lugë ajkë

Përgatitja:

Ujin, thelpinjtë e grimcuar të hudhrës dhe kripën qiteni në një tenxhere të madhe me fund të trashë dhe lëreni derisa të vlojë, pastaj ngadalë qiteni miellin e kaçamakut dhe përzieni gjatë gjithë kohës.

Uleni pak zjarrin aq sa kaçamaku të vlojë ngadalë. Pastaj zieni edhe 45 minuta duke e përzier herë pas here.

Nëse gjatë zierjes kaçamaku fillon të ngjitet për fundin e tenxheres, qitni pak ujë dhe përzieni mirë.

Nga fundi i zierjes qitni gjalpin dhe përzieni.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

SHARE